Një kamion ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm në në aksin rrugor Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Levanit”.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, 50-vjeçari me iniciale A.Rr, banues në Mallakastër, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË
Fier
Informacion paraprak
Në datën 02.06.2019 në aksin rrugor Levan-Fier, automjeti tip Kamion me drejtues shtetasin A.Rr ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e Levanit”.
Për pasojë është dëmtuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi A.Rr, 50 vjeç banues në Mallakastër, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.





