Një makinë e cila ishte e parkuar në rrugë është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “Xhile Liçe”, të Gramshit.
Policia bën me dije në një informacion paraprak se automjeti është në pronësi të shtetasit Gj.B. dhe dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
Informacion paraprak
Gjatë natës në lagjen “Xhile Liçe”, të Gramshit, ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit Gj.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.
Si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.
Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.





