Këtë të enjte është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare ish baroni i drogës në Amerikë Frank Lucas.
Frank Lucas ishte personazhi që frymëzoi regjisorin e filmit të njohur ‘Amerikan Gangster’, prodhim i vitit 2007, ku në rolet kryesor ishin Denzel Washington dhe Russell Crowe.
Lajmin e ndarjes nga jeta të ish-bosit të drogës e ka dhënë nipi i tij, Aldwan Lassiter, që shpjegoi se daja e tij vdiq nga shkaqe natyrale.
Lucas ishte një nga furnitorët më të mëdhënj të heroinës në New York, New Jersey midis viteve 1960 dhe 1975.





