Të paktën 12 vetë u vranë dhe disa u plagosën të premten gjatë një sulmi në një ndërtesë qeveritare në shtetin e Virxhinias.

Policia tha se i dyshuari, një punonjës ne kete qytet zbrazi armen me bresheri pa dallim ndaj te gjitheve, në një ndërtesë publike.

I armatosuri, identiteti i të cilit eshte bere publik, u vra në një shkëmbim me armë zjarri me policinë. Zyrtarët thanë se një oficer u plagos.

Shumica e viktimave u gjeten në tre katet e ndërtesës qeveritare, tha shefi i policisë James Cervera.