Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në qendër të Podujevës.

Tre nga të plagosurit janë personat F Zejnullahu, rreth 36 vjeç, A Xhemaili dhe A Islami 25 vjeç. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Një nga të plagosurit u fut në sallën e operacionit, ndërsa të tjerë morën trajtimin e nevojshëm emergjent. Mjekët thanë se gjendja është e rëndë, por e qëndrueshme.

Personat e plagosur kanë lidhje familjare mes tyre dhe motivi i ngjarjes mund të jetë pikërisht një konflikt familjar.

Mediat në Kosovë raportojnë se të plagosur ka mbetur daja me nipërit e tij.

Basri Shabani, Drejtor i Policisë Rajonale të Prishtinës tha se i plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit.

Shabani tha gjithashtu se një zyrtar policor me rroba civile ndërhyri, duke parandaluar ndonjë plagosje tjetër.