Një nga tunelet e rrugës së Arbrit është shembur ende pa u inauguruar. Disa foto nga kantieri tregojnë gjendjen e rëndë të tunelit. Kompania e cila ka fituar koncesionin e ndërtimit të rrugës është Gjoka Construcion.

Sipas ofertës së propozuar nga vetë kompania “Gjoka Konstruksion”, rruga do të kushtojë 33.6 miliardë lekë, ose rreth 250 milionë euro dhe ndërtimi i saj do të zgjasë 46 muaj. Kjo rrugë është bërë më një prokurim të drejtpërdrejt më një PPP, por që duket se rezultati është shumë zhgënjyes.