Ish-kreu i PD-së Durrës dhe njëkohësisht ish-deputeti Igli Cara vendos të rikthehet në politikë pas një pauze të gjatë.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Cara ngacmohet nga një shprehje e thënë nga kryeministri gjatë darkës së iftarit të natës së Kadrit.

Duke vlerësuar simbolikën e kësaj nate të shenjtë për besimtarët myslimanë, Cara i sheh pa sens fjalimet e gjata të kryeministrit.

Duke përmendur deklaratën e Ramës "në darkën e Iftarit ka vend dhe për hipokritë", Cara shtron pyetjen: “Për kë ta ketë vallë?”

Statusi i plotë i Carës:

Respektoj dhe falenderoj kedo qe ne muajin e Ramazanit shtron Iftar, aq me teper ne Naten e Kadrit, por me duken pa sens fjalimet e gjata te politikes, qofte ky dhe kryeministri.
Nder te tjera tha qe "ne darken e Iftarit ka vend dhe per hipokrite"…
Per ke ta kete valle?