Ditën e nesërme ashtu siç edhe është paralajmëruar, do të hapet zyrtarisht fushata në Parkun Olimpik në Tiranë ku do të prezantohen kandidatët për 61 bashkitë e vendit.
Ndër kandidatët që do të marrin fjalën në këtë takim do të jetë ai i Fierit, Armando Subashi, ndërkohë që do të vijojë me kandidatin e Beratit, Ervin Demo, kandidaten e Durrësit, Valbona Sako dhe kandidatin e Shkodrës, Valdrin Pjetri.
Në orën 16:00 do të nisë mbledhja e të ftuarve, ndërkohë që do kulmojë me fjalën që do të mbajnë kryabashkiaku aktual i Tiranës dhe kandidati për një mandat të dytë në këtë bashki, Erion Veliaj dhe në fund kreu i PS-së Edi Rama.
Në hapjen zyrtare të fushatës do të marrin pjesë 65 kandidatët e përfshirë në listën e Këshillit Bashkiak të Durrësit, si dhe kandidatët e listave në 60 bashkitë e tjera të vendit.





