Policia e Tiranës ka publikuar pamjet kur arrestohet 40-vjeçari Gjergj Cukali, i njohur ndryshe dhe si  i forti i "Myslym Shyrit", i cili akuzohet për vrasjen e ish-efektivit, Arben Bilali.

Në videon e postuar në faqen e Policisë së Shtetit në Facebook,  Cukali është ndaluar nga patrulla Shqiponja teksa po lëvizte në orët e vona të mbrëmjes në kryeqytet.

Efektivët e repartit Shqiponja, kanë shoqëruar në Komisariat, Cukalin, bashkë me mjetin e tij, pasi kanë mundur ta identifikojnë si një nga personat mbi të cilët policia kishte dyshime për përfshirje në ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë

Ja pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A.B.

Policia e Tiranës, pas një pune të mirëorgranizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur në datën 30.01.2019, ku në rrugën “Isuf Banka”, në Tiranë, mbeti i vrarë 50-vjeçari A.B.

Bazuar mbi provat e grumbulluara Policia e Tiranës organizoi operacionin duke e finalizuar me vënien në pranga të autorit të dyshuar GJ.C. 40 vjeç.