Reagimeve kundër deklaratës fyese të kryeministres serbe, Ana Brnabiç i është bashkuar edhe profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e New York-ut, Alon Ben-Meir.

Përmes një postimi në Facebook, eksperti amerikan e ka quajtur raciste deklaratën e kryeminstres serbe, ndërsa shton se është zhgënjyese të shohësh se si politikanët e rinj të Beogradit po veprojnë me të njëjtin diskurs politik si regjimi i Millosheviqit.

Ben-Meir shkruan se për këtë duhet të reagojë edhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

“Koment racist nga kryeministrja serbe Brnabic, e cila i referohet kosovarëve si “njerëz Të ardhur nga xhungla/mali”. Zhgënjim të shohësh politikanët e rinj në Beograd me të njëjtën diskurs politik si regjimi i Milosheviqit. Federica Mogherini duhet të reagojë”.

Ndërsa në një postim tjetër po në Facebook, eksperti amerikan ka publikuar fotografitë e disa prej shqiptarëve me të njohur në botë, mes te cilëve Nënë Tereza, Majlinda Kelmendi, Dua Lipa, Rita Ora, Granit Xhaka, ndërsa shkruan: "Vetëm për t’ia kujtuar kryeministres serbe Brnabiq, e cila tha se shqiptarët e Kosovës “janë njerëz të zbritur nga malet …" Se bota tashmë e di se kush janë shqiptarë. Turp të kesh!"