Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, kërkon pafajësi për padinë e ngritur ndaj tij nga djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, proces gjyqësor i cili vijon prej muajsh në Gjykatën e Tiranës.
Balla tha se kjo është një betejë e drejtësisë që duhet të fitojë.
"Rasti i Shkelzen Berishës është rasti konkret ku njerëzit me pushtet janë pasuruar. Unë jam shumë i sigurt se të gjitha dosjet e korrupsionit do të zbardhen. Asnjë dosje korruptive këto 28 vite nuk do mbetet pa u hetuar".
Seanca e radhës do të mbahet më datë 12 qershor ku Prokuroria do të japë konkluzionet. Një seancë më parë Shkëlzen Berisha kërkoi shpalljen fajtor të Ballës për veprën penale të shpifjes.





