Një ditë para çeljes zyrtare të fushatës nga Partia Socialiste, kjo e fundit ka publikuar edhe sloganin për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
"Bashkia që duam për Shqipërinë që duam 30 qershor", është slogani i socialistëve, të cilët do garojnë për 61 bashkitë e vendit.
Pak ditë më parë, PS zyrtarizoi edhe numrin në fletën e votimit, numrin 30. Ndërsa mazhoranca ka ndezur motorët e fushatës, opozita vijon protestat duke kërkuar largimin e kryeministrit të vendit, Edi Rama.





