Një ditë më parë dolën për publikun mesazhet që ambasadori i BE-së në Tiranë shkëmbente me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.

Këtë të enjte duke folur për krizën politike në Shqipëri, Luigi Soreca tha se ai nuk flet vetëm me qeverinë, por dhe me anëtarë të opozitës.

“Për momentin në tryezë kemi dy qëndrime të cilët për momentin nuk takohen me njëra tjetrën, unë me shumë respekt e kamë parë qëndrimin që ka sjellë opozita dhe këtë të enjte jam takuar me kryetarin e PD-së Bashën për ti dorëzuar raportin dhe gjithashtu dhe kam diskutuar me të dhe në lidhje me situatën. Mendoj se në të njëjtën kohë siç e dini ju unë flas dhe me palën tjetër, e di që ju tashmë po i referoheni edhe fotografimit të celularit tim por që fatmirësisht ambasadori i BE mund të flasë me të gjitha palët. Nesë ju do ta fotografoni celularin tim pak më parë ju do të shikonit aty edhe mesazhe që vinin nga anëtarë të opozitës. Sa i përket thelbit nuk dua të flas me hollësi, kam diskutuar. Ura ekzistoin dhe unë e di se udhëheqësit e dinë dhe se ku është ura, por puna është se ato nuk kanë vendosur pikën se kur ti bëjnë një koncësion njëri tjetrit por mendoj se ka ardhur koha tashmë që të ulen përballë njëri-tjetrit siç i ka ftuar presidenti meta palët që ta bëjnë këtë gjë në mënyrë që të kalojnë këto parakushte dhe të gjendet kompromis për substancën.”

Por cili është shkaku i situatës politike në të cilën ndodhet Shqipëria?

“Në Shqipëri tashmë kam 9 muaj që jam ktu pavarësisht se unë kam shumë vite që kam punuar për këtë por çdo dy-tre vjet rritet ky cikël gjendet një zgjidhje. Puna është se Shqipëria a ka nevojë të thyejë këtë cikël dhe këtë tranzicion që ka filluar përpara shumë vjetësh me anën e një kodi të ri zgjedhor apo palëve. Kjo nuk është një krizë e zakonshme, unë respektoj vendimin e opozitës për të dalë nga parlamenti. Unë nuk jam dakord me këtë vendim pasi mendoj se parlamenti është vendi I duhur ku duhet të qëndrojë opozita, por unë kam dëgjuar shqetësimet e tyre dhe e di që ky vendimi I tyre nuk është një vendim i lehtë, kanë pasur arsyet e tyre. Ne duhet ti dëgjojmë të gjithë palët, pasi opozita po flet fort për pikëpyetjet e tyre. Por ë këtë moment pyetja është a nuk ka ardhur koha që sistemi politik shqiptar të ulet dh eta rimendojë sistemin politik në një mënyrë e cila do ta lejojë Shqipërinë që të dalë nga ky tranzicion.”