Kanë nisur punimet për rikualifikimin e portës hyrëse nr.4 në Autoritetin Portual Durrës.

“Investimi po realizohet me donacion të kompanisë konçesionare “Durres Container Terminal SH.A.” (DCT), që operon në terminalin e konteinerëve që prej Shkurtit 2013. Projektuesi i punimeve është kompania “Son Enginering”, Sh.p.k.”,- njofton Autoriteti Portual Durrës.

Punimet pritet të përfundojnë brenda 30 ditësh. Në fotot e mëposhtme të publikuara nga APD, shihen punimet që po kryhen në portën nr.4, si dhe forma pwrfundimtare e saj.  Porta, në përfundim, do të jetë me parametra modernë dhe lehtësisht e aksesueshme për të gjithë qytetarët që do të hyjnë/dalin nëpërmjet portit më të madh në vend.

Th.M.