Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca sot i ka prezantuar kreut të opozitës, Lulzim Basha progres-raportin e Komisionit europian me rekomandimin pozitiv për Shqipërinë, lidhur me hapjen e negociatave.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shprehet se është shumë i kënaqur që ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të cilit i ka dorëzuar raportin që rekomandonte hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë.

Shumë i kënaqur që takova Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe t’i paraqes atij raportin vjetor, në të cilin rekomandohet të hapë negociatat e pranimit të shqipërisë pa kushte. Integrimi në BE është prioritet kombëtar i përbashkët nga të gjitha anët politike”,- shkruan Soreca në Twitter.