Presidenti Ilir Meta dhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha kanë drekuar bashkë sot për mëse pesë orë, sipas burimeve për gazetën Tema.

Sipas këtyre burimeve, ata kanë qendruar bashkë për rreth 5 orë. Në krah të tyre shfaqen edhe Çim Peka, Berat Buzhala e Ilir Kulla.

Nuk dihet se për çfarë kanë diskutuar Berisha dhe Meta në këtë takim të gjatë që vjen në një kohë të krizës së thellë politike në vend.