Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim në Kurbin ku ka kërcënuar Edi Ramën, Belinda Ballukun dhe Damian Gjiknurin.

Basha tha se të tre do të përfundojnë në burg për korrupsionin në Unazën e Re dhe për atë që po bëhet me rrugën Milot Balldren.

Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Belinda Balluku do të përfundojnë prapa hekurave, betohem këtu para kurbinasve, para kishës së Laci që do i vëmë para drejtësisë ata që kanë vjedhur në Unazën e Re dhe për atë që po bëhet me rrugën Milot-Balldren. Do u marrim çdo qindarkë dhe do kalbeni në burg. Ndaj tërhiquni se fundi i tiranisë ka ardhur”, tha Basha.