Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadorin e Bashkimti Europian në Tiranë, në Tiranë, Luigi Soreca ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. 

Ambasadori Soreca i dorëzoi Ruçit Raportin e Progresit të Komisionit Europian për vitin 2919 me rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë, pa kushte.

“Kam kënaqësinë që tju dorëzoj raportin, duke rikonfirmuar rekomandimin pozitiv për Këshillin Europian që të çelen negociatat tani dhe pa kushtëzime apo pa kushte. Vendi ka bërë ecuri domethënëse dhe ne besojmë se në këtë raport njihen e vlerësoh en të gjitha këto arritje. Rëeforma në drejtësi dhe rezultatet e saj janë arsyeja kryesore e rekomandimit pozitiv dhe pa kushte për Shqipërinë.”, u shpreh ambasadori Soreca.

Ruçi, duke marrë në dorë Raportin e Progresit, falenderoi Ambasadorin Soreca që erdhi në Kuvendin e Shqipërisë me këtë lajm të gëzuar për të gjithë shqiptarët dhe nënvizoi se “Rekomandimi që bën Komisioni Evropian është i mirëpritur nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga bindjet politike që ata kanë, pasi është një gjë shumë pozitive që në Shqipëri nuk ka euroskeptikë. Në këtë rast, sigurisht që ky raport vjen menjëherë pasi kanë përfunduar zgjedhjet në Parlamentin Evropian, rezultati i të cilit është shumë i mirëpritur nga ne, pasi fituan forcat progresiste pro-evropiane. Urojmë dhe shpresojmë shumë që kësaj radhe Këshilli Europian të marr një vendimmarrje. ashtu siç e ka rekomanduar Komisioni Europian”.

Ruçi nënvizoi se reformat integruese janë ndërmarrë nga Kuvendi dhe Qeveria e Shqipërisë, jo thjesht se janë rekomanduar nga Komisioni e Këshilli  Europian, por sepse u shërbejnë qytetarëve. Reforma në sistemin e drejtësisë është kryereforma jonë. Paketa ligjore e reformës ka përfunduar. Ngritja dhe plotësimi i organeve të reja të qeverisjes së sistemit është drejt përfundimit dhe pritet te realizohet brenda këtij sesioni parlamentar. Ky proces është i pakthyeshëm dhe nuk mund të pengohet nga asnjë forcë apo rrethanë.Vetingu vazhdon normalisht dhe Kuvendi e Qeveria kanë krijuar të gjitha kushtet që ky proces të jetë i painfluencueshëm nga asnjë faktor politik. Lufta kundër Korrupsionit është një prioritet i Parlamentit dhe Qeverisë. Beteja kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve vazhdon. Kuvendi dhe Qeveria po përpiqen të kompensojnë kohën e humbur për realizimin e reformës zgjedhore.

Kuvendi ka përmirësuar dukshëm funksionimin e strukturave per procesin e integrimit europian siç janë: Komisioni i Integrimit Europian, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian dhe Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit, të cilët dëshiroj ti falenderoj për përpjekjet e mëdha që kanë bërë dhe të cilat u vlerësuan edhe nga Komisioni Europian.  

Roli legjislativ i Kuvendit dhe sigurimi i përputhshmërisë së ligjeve me standardet e BE-së janë forcuar dukshëm, duke garantuar një përafrim më efektiv dhe cilësi më të mirë të legjislacionit të përafruar.

Edhe roli kontrollues i Kuvendit në çështjet e integrimit europian është forcuar më tej. Komisioni për Integrimin Europian dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian kanë luajtur një rol kyç për monitorimin e reformave të kërkuara dhe plotësimin e rekomandimeve në kuadër të procesit të integrimit europian.

Kryetari i Kuvendit shprehu vlerësimet më të larta për bashkëpunimin e shkëlqyer midis Delegacionit të Bashkimit Europian dhe Kuvendit e Komisioneve të tij, sidomos Komisionit të Integrimit.

Nga ana tjeter Balla, vuri në dukje se bashkë me Ruçin do të vazhdojnë kontaktet me parlamentet e vendeve anëtare poër tu spjeguar në detaje arritjet e Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe dhe reformat e tjera integruese të vendit.

Në përfundim të takimit Ruçi nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do ta shqyrptojë këtë raport në të gjitha hollësitë dhe do të marrë të gjitha masat që reformat integruese në Shqipëri të vazhdojnë pa u ndalur.