Sipas kryebashkiakut Vangjush Dako, parku i ri që do ndërtohet në qytetin e Durrësit, do t'i shërbejë të gjithë qytetarëve edhe vizitorëve.
Teksa publikon në Facebook disa foto se si do të transformohet shëtitorja Taulantia, Dako jep lamin se ky projekt sapo ka nisur zbatimin.
"Parku i ri i Durrësit sapo ka nisur zbatimin. Investimi më i ri i qeverisë do t’i shërbejë qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë vizitorëve.
400 pemë, 6600 fidanë, 17000 m2 sipërfaqe e gjelbër, 850 metra shëtitore, hapësira për këmbësoret e biçikletat do të përfundojnë në më pak se një vit e gjysmë.", shkruan kryebashkiaku.





