Luigi Soreca, ambasador i BE-së në Shqipëri i ka dorëzuar ditën e sotme Komisionit të Integrimit raportin e KE-së. 

Soreca tha se ndihet i lumtur për rekomandimin pa kushte dhe se komisioni duhet të caktojë masat që do merren në të ardhmen.

“Jemi të lumtur për rekomandimin pa kushte. Raporti i progresit të KE duhet ekzaminuar.Komisioni të caktojë masat që duhen në të ardhmen. Apel qeverisë dhe opozitës që të tejkalojnë ndasitë. Donim të vinim në Komisionin e Integrimit, pasi këtu bëhet debati. Ne i takojmë këtij komisioni. Theksoj procesin e llogaridhënies së Qeverisë në parlament, pasi kjo është demokracia. Për reformën zgjedhore kemi ekspertë në dispozicion. Parlamenti ka edhe rol për të luajtur në Reformën në Drejtesi që është e patjetersueshme deri sa te bëhet plotësisht e zbatueshme.”-tha Soreca.