Myslim Murrizi për herë të parë si nënkryetar i Kuvendit ka marrë drejtimin e një seance plenare.

Ai mori drejtimin e seancës pas largimit të kryetarit Gramoz Ruçi për t'u takuar me kreun e delegacionit të BE-së, Soreca, i cili do t’i dorëzojë Progres Raportin.

Murrizi e nis drejtimin e seancës me një batutë drejtuar deputetit Ralf Gjoni: “Po të jap dy minuta kohë për replikë meqë është hera ime e parë në këtë karrige”.