Pamje të tmerrshme kanë dalë në mediat amerikane ku duket një njeri që i vë vetes flakën dhe ecën me qetësi në afërsi të Shtëpisë së Bardhë,.

Personi, i cili ende nuk është identifikuar, i vuri vetes flakën të mërkurën në parkun e Ellipse në qendër të Uashington D.C.

Ai po ecte qetësisht nëpër Ellipse pranë Uashington Mall, një zonë e njohur për turistët, me flakë që mbulonin trupin e tij.

Disa sekonda më vonë, stafi i Shërbimit Sekret amerikan mund të shihej në drejtim të tij me një zjarrfikës për të shuar flakën.

Ai ishte më pak se një milje nga Shtëpia e Bardhë.