Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se gjatë ditës së sotme do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të punimeve që po kryhen te rrethrrotullimi i Kënetës.

UKD do të kryejë sot lidhjen e tubacionit të ujësjellësit të ri me rrjetin shpërndarës të qytetit. Për këtë arsye nuk do të ketë furnizim me ujë deri rreth orës 18:00 të ditës së sotme.

UKD kërkon nga ana e saj mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.