Në orën 01:05 të natës, makina e një 27-vjeçari në Fushë-Krujë është përfshirë nga zjarri.
Policia e Durrësit njofton se në lagjen S.M.T., Fushë-Krujë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorit, automjeti në pronësi të shtetasit B.K.,27 vjeç.
Nga hetimet parpake dyshohet se zjarri ka qenë aksidental i shkaktuar nga një defekt elektrik.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





