Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale I.J, 47 vjeç.

Policia kishte vënë re disa lëvizje të dyshimta të shqiptarit dhe për këtë kishte nisur ta vëzhgonte. Mbrëmjen e djeshme kur 47-vjeçari u kthye në shtëpi karabinierët vunë re se para se të hynte, ai pa njëherë zonën përreth.

Shqiptari në mënyrë të përsëritur vazhdoi ta kontrollonte zonën për rreth disa minuta, sikur të fshihte diçka dhe më pas u fut në shtëpi. Lëvizjet e dyshimta të 47-vjeçarit e bënë policinë që t;i ushtronte shqiptarit një kontroll në shtëpi.

Në shtëpinë e shqiptarit policia gjeti 82 vazo qelqi të paketuara, që ishin të mbushura me marijuana, pesha totale e së cilës shkonte në 110 kg. Më pas shqiptari u arrestua dhe u shoqërua në komisaritat ku është duke iu nënshtruar procedurave ligjore.