Komisioni Kuvendor në Maqedoninë Veriore votoi pro heqjes së mandatit të deputetit për ish-kryeministrin e vendit Nikola Gruveski, i cili fitoi azil politik në Hungari pas dënimit për korrupsion.

Në Komision ishin të pranishëm pjesë më e madhe e anëtarëve, ndërsa seanca u udhëheq nga nënkryetarja Snezhana Kalesa Vançeva. Anëtarë e Komisionit me 5 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur i propozuan Kuvendit që t’i merret mandati i deputetit Gruevskit.

Në seancën e radhës plenare të Kuvendit të Maqedonis së Veriut do të votohet për mandatin e deputetit Nikola Gruevski. Për heqjen e mandatit ndaj ish-kryeministrit duhen 2/3 e votave të parlamentit.