Të udhëtosh me biçikletë jo vetëm që ndikon në përmirësimin e cilësisë së shëndetit e të jetës, por edhe në cilësinë e ajrit që thithim.

Shumë qytetarë në Durrës kanë zgjedhur të lëvizin me këto mjete të cilat janë pa kosto ekonomike, por njëkohësisht ndikojnë në përmirësimin e ajrit në qytet.

Vazhdimisht qytetarët durrsakë por edhe grupet e interesit kanë kërkuar korsi për qarkullimin e biçikletave në rrugë dhe vendparkime për këto mjete lëvizëse. Pak para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit bashkia e Durrësit ka rritur numrin e vendparkimeve për biçikletat.

Pothuajse në çdo rrugë kryesore dhe në sheshet kryesore janë vendosur këto parkingje të shumë kërkuara nga ana e qytetarëve që lëvizin me to.

Ogert Keçi nga lëvizja qytetare e lëvizjes me biçikleta tha se këto parkingje duhet të vendosen edhe në institucione. Po kështu një kërkesë e hershme e këtij grupimi është lidhja e rrugës paralel me portin me rrugën Pavarësia në plazh, me korsinë e biçikletave.

Për këtë qëllim i është dërguar një kërkesë zyrtare drejtoreshës së Shërbimit Publik në bashkinë e Durrësit, Ani Sako për të zgjidhur një problem i cili ka impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ndjekim materialin

K.H.