Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në mbrëmje deputetët dhe drejtuesit e qarqeve në një darkë informale në orën 19:00.
Mësohet se në fokus të këtij takimi do të jetë diskutimi rreth strukturës së fushatës si dhe marrëdhënia me opozitën.
Një ditë më parë Rama i ka dërguar edhe letrën e gjashtë publike kryetarit të PD Lulzim Basha, duke theksuar se është dhe letra e fundit në prag të nisjes së fushatës elektorale, ku i ka kërkuar të ulen në dialog.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka paralajmëruar protestën e radhës, ditën e diel pasdite më 2 qershor.





