Kretari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me ish-deputetë të Tiranës dhe veçanërisht me ata që kanë qenë pjesë e Komisionit të Ekonomisë.
Mësohet se Basha ka porositur demokratët që deri në protestën e së dielës më 2 qershor të kenë zhvilluar takime me të paktën 40 mijë biznese në kryeqytet dhe t’i ftojnë ata në protestën e 7-të kombëtare të opozitës së bashkuar.
"Takime kapilare me biznese të Tiranës. Nuk duhet lëne asnje biznes pa prekur. Deri të dielën para protestës të jenë takuar rreth 40 mijë binese në Tiranën urbane. T’u lihet fletëpalosja me pikat kyçe të programit te PD për biznesin, kryesisht biznesin e vogël, fletëpalosja me taksat e rritura në Tiranë dhe të ftohen të marrin pjesë në protestë"-mësohet t'i ketë porositur Basha ish-deputetët.





