Kuvendi ka miratuar sot projektligjin për trajtimin financiar të naftëtarëve dhe minatorëve. Ky projektligj u miratua sot me 77 vota pro, 12 vota kundër dhe 9 vota abstenim.
Më herët gjatë ditës së sotme, ministrja Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, tha se ky projektligj u jep një trajtim suplementar shtesë tre kategorive të profesioneve më të vështira, minatorëve nën tokë, punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit dhe metalurgjisë.
Nga ky ligj do të përfitojnë:
- 13300 minatorë
- 7600 naftëtarë
- 2500 metalurgë





