Nën flladin e ëmbël të pranverës dhe nën panoramën e bukur që të ofron fundi i shëtitores së Vollgës në Durrës, qytetarët durrsakë dhe turistët kanë shijuar gjatë mbrëmjes këngët e disa këngëtarëve shqiptarë.
Një koncert i organizuar pranë “Sfinksit” bëri bashkë këngëtarët Saimir Çili, Paola Kotani, Ardian Trebicka, Kujtim Prodani dhe Eranda Libohova.
Performanca e tyre u shijua nga të pranishmit, që hodhën valle e kërcyen të gjithë bashkë.





