Kryeministri grek Aleksis Tsipars i la pas deklaratat me ton nacionalist dhe u zotua për një Ballkan ku mbizotëron prosperiteti dhe bashkëpunimi. Ai mori pjesë në përurimin e punimeve për gazsjellësin IGB, që kalon nga Bullgaria në Greqi dhe furnizohet nga TAP-i. Tsipas shtoi se Greqia dhe Bullgaria do të bëhen shtyllat kryesore energjetike të BE-së.

Greqia dhe Bullgaria janë zotuar ta shndërrojnë gradualisht Ballkanin nga rajon i jostabiliteti, konfliktesh, luftërash, ndasi e mbizotërim të nacionalizmit, në rajon të prosperitetit dhe bashkëpunimit.

Ky ishte mesazhi që përcolli kryeministri grek, Aleksis Cipras dhe homologu i tij bullgar Bojko Boriov, gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve të gazsjellësit IGB i cili do të lidhë Greqinë dhe Bullgarinë dhe do të furnizohet nga gazsjellësi Trans Adriatik i njohur si TAP.

“Greqia dhe Bullgaria, dy vende me histori të gjatë rivaliteti në të kaluarën, arritëm të kthejmë një faqe tjetër. Ndërtuam marrëdhënie të thella partneriteti dhe jam i bindur se mund të luajmë rol kyç në zbatimin e këtij vizioni të përbashkët për Ballkanin dhe rajonin. Pasi kjo është rruga e vetme për të ardhmen e popujve tanë,” tha kryeministri grek.

Ai shtoi se Greqia dhe Bullgaria do të bëhen shtyllat kryesore të strategjisë energjetike të BE-së.

Gazsjellësi IGB do të shtrihet në një gjatësi prej 182 kilometrash dhe do të lidhet me sistemin kombëtar grek të gazit. Për ndërtimin e tij është ndëshkuar një memorandum mirëkuptim midis Greqisë dhe Bullgarisë që në vitin 2009.

/Ora News.tv/