Ajo që i frikësoheshin socialistët e Durrësit ka ndodhur! Drejtoresha e re e Drejtorisë Arsimore Rajonale në Durrës është importuar nga Tirana.

Valentina Leka është emëruar nga Ministria e Arsimit në krye të këtij institucioni, ndërsa sot ka zhvilluar edhe mbledhjen e parë me punonjësit e administratës së kësaj drejtorie.

14 specialistët e DAR kanë marrë nga një urdhër prej drejtorisë së punonjësit civil të dorëzojnë detyrat e tyre. Edhe këta specialistë pavarësisht statusit, janë në ethe sepse nuk dinë çfarë do të bëhet me ta.

Drejtoresha e Arsimit e emëruar në Durrës është nga Elbasani me banim në Tiranë, dhe për çdo ditë do t’i duhet të vijë në qytetin bregdetar për të drejtuar një prej institucioneve më të rëndësishëm prej të cilit varet zhvillimi i arsimit.

Edhe drejtues të tjerë të emëruar rishtaz në Durrës duke nisur nga drejtori i AKU-së, Autoritetit Portual, etj janë emëruar nga Tirana.

K.H.