Shkrihet Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës

20/05/2019 - 11:01

Shkrihet Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës. Me një urdhër të Administratës Publike është kërkuar shkarkimi nga puna për 15 punonjës të DAR Durrës.

"DurrësLajm" ka kontaktuar me punonjës të kësaj drejtorie të cilët thanë se në DAR ka mbërritur një urdhër ku kërkohet largimi dhe dorëzimi i punës nga të gjithë punonjësit. Ata thanë se në organik janë 20 veta por të punësuar realisht janë 14 prej tyre ndërsa urdhri për shkarkim ka ardhur për 15 persona.

Punonjësit e kësaj drejtorie përfshirë edhe drejtoreshën Lindita Muka, të gjithë kanë fituar statusin e punonjësit civil dhe sipas tyre, shkarkimi dhe largimi nga detyra është tërësisht i padrejtë.

"Për më tepër", thanë ata, "ky urdhër ka ardhur nga Administrata Publike, ndërsa ngrenë pyetjen se kush është institucioni që iu kërkon largimin nga puna ndërkohë që është po i njëjti institucion i cili iu ka dhënë statusin e punonjësit civil".

"Është ndryshe nëse do ishte Ministria e Arsimit që do kërkonte shkarkimin tonë nga puna për një apo tjetër arsye. Si mund të shkrihet Drejtoria Arsimore kur këtu vijnë të gjithë qytetarët, nxënësit, studentët të marrin shërbime", thanë ata për "DurrësLajm".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga altnernime kthjellimesh dhe vranësirash.

Pas tërmetit që ra mbrëmjen e së dielës në orën 22:08 dhe alarmit të rremë që u përhap për një tërmet të fuqishëm pasardhës, çka bëri që

Një tërmet i rënë rreth orës 22:08 ka rikthyer edhe një herë frikën tek qytetarët.

Ministria e Mbrojtjes u bën apel të gjithë qytetarëve që të mos mashtrohen nga lajmi që po qarkullon në disa portale, të cilat shkruajnë

Pasojat që la tërmeti i një dite më parë në Durrës, janë të shumta në disa banesa e pallate.

Të tjera lëkundje të forta sizmike janë ndier në Durrës.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 22:08.

Dy çadrat e ngritura gjatë natës pranë stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, janë spostuar nga forcat e ushtrisë brenda fushës së futbollit.