Sot në portin e Durrësit u zhvillua një vizitë portuale nga grupi i Anijeve të Gatshme të NATOS (Standing NATO Maritime Group 2 SNMG2.
Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të 10-vjetorit të antarësimit të Shqipërisë në NATO, si dhe forcimit të bashkëpunimit të vendeve antare. Anijet ishin Fregata Holandeze HNMLS EVERTSEN F-805 dhe Freganta Kanadeze HMCS TORONTO F-333.
Gjatë fjalimit për media që mbajti komandanti Boudewjn Boots, tha:
"Është kënaqësi që ndodhem në Shqipëri dhe është një vizitë speciale sepse ne duam të forcojmë marrdhëniet me Shqipërinë. Prej kohës kur është bërë pjesë e NATOS duhet t'a vizitojmë më shpesh. Me vjen mirë që jemi këtu bashkë me kolegët tanë shqipëtar, dhe jemi gati të bëjmë çfarë është e nevojshme. Ne po punojmë me bashkëpunëtorë ndërkombëtarë ku dhe Shqipëria është një prej tyre. Gjithashtu dhe stafi është ndërkombëtarë."