Të premten, më 17 maj 2019, portin e Durrësit e vizitoi një grup ushtarakësh nga Garda Kombëtare amerikane e Nju Xhersit.

“Miqtë u interesua për menaxhimin e qendrës së komandimit dhe kontrollit në rastet e emergjencave si dhe incidenteve natyrore në hapësirën portuale. Ata u njohën me sistemin e sigurisë dhe pastaj me kapacitetet portuale si dhe projektet për zhvillimin e tij në të ardhmen. Gardistët amerikë vizituan sallën operative të forcës së sigurisë së portit të Durrësit, repartin zjarrfikës si dhe terminalin e udhëtarëve”,- njofton zyra e shtypit e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të autoritetit portual.

Ushtarakët u takuan me specialistë edhe nga sektori i doganës, etj.