Partia Demokratike ka rikthyer sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përfaqësuesit e saj. Në mbledhjen e KQZ ka marrë pjesë demokrati Njazi Kosovrasti.
"Duke mos qene subjekt zgjedhor, interesi juaj është një me gazetarët. Ju uroj mirëseardhjen këtu. Ju nuk jeni subjekt zgjedhor", i tha kryetari i KQZ, Denar Biba, Kosovrastit.
Ky i fundit u përgjigj se të drejtën për të marrë pjesë në në mbledhjen e KQZ ia jep kodi zgjedhor. "Jam parti parlamentare dhe kam të drejtë të marr pjesë në mbledhjet e KQZ. Të drejtën ma jep kodi zgjedhor".





