Petrit Vasili ka reaguar pas lajmit se atij mund të t’i jetë hequr viza amerikane. Ishte gazetarja e Zërit të Amerikës, e cila pyeti Kryemadhin nëse ky lajm është apo jo i vërtetë, por as kryetarja e LSI nuk dha një përgjigje të saktë.
Petrit Vasili mohon lajmin se atij i është refuzuar viza amerikane, duke thënë se ai vetëm gjatë vitit tw kaluar ka shkuar në SHBA dhe nuk ka pasur asnjë problem.
Dosja.al ka siguruar dhe foton e pasaportës së Vasilit, ku shihet dhe se ai ka qenë i pajisur me vizë për të udhëtuar në SHBA. Por në dokument shkruhet se leja për udhëtimin e tij ka qenë 3 muaj, nga 14 qershor deri në 14 shtator të vitit të kaluar.
Ende nuk ka një sqarim të saktë nëse nënkryetarit të LSI, i është mohuar viza për në SHBA apo jo, pasi as fotoja e pasaportës nuk tregon këtë fakt. /dosja.al





