Deputeti më i ri i qarkut të Durrësit, Kujtim Gjuzi, ka pranuar në studion e emisionit “Opinion” se mban një telefon celular që minimalisht kushton 7000 euro.

Kryetari i Partisë Konservatore ka treguar se telefoni i markës “Vertu” është i bërë posaçërisht për Partinë Konservatore dhe kushton plot 7000€. 

Në pasurinë e tij, Gjuzi numëron edhe një makinë tip “Mercedez Benz Sllon” dhe një orë nga kompania e famshme “Atlantic”.

“Kam në shtëpi një makinë Sllon të para 20 viteve. E kam akoma në shtëpi.”