Duke komentuar situatën politike në vendin ton, ambasadori austriak, Johan Sattler tha se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë ndërsa ka kërkuar nga partitë politike të dialogojnë me njëra tjetrën.

Ambasadori austriak u ndal edhe te dhuna e përdorur gjatë protestave ndërsa u shpreh me bindje se urrejtja sjell vetëm urrejtje, ndaj retorika duhet të ndryshojë sipas tij.

"Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. E dënojmë dhunën, është koha të mendojmë për dialog politik dhe të funksionojë dialogu. Deklarata  e peshkopëve katolikë duhet të inkurajojnë politikanët ta shikojnë këtë deklaratë. Të ndalojnë retorikën e dhunës dhe të urrejtjes sepse urrejtja sjell vetëm urrejtje. Retorika duhet të ndryshoje. Përfaqësuesit ndërkombëtarë janë në vend për të ndihmuar por përgjegjësia bie mbi vet drejtuesit e vendit."- u shpreh ai.