Efektivë të komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë shoqëruar mbrëmjen e së martës (14 maj) studenten Ana Azizaj, për shkak të parullës pranë banesës ku jeton ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Boschardt.

Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili, denoncon se studentja është marrë në mes të natës për t'i bërë presion.

Një grup të rinjsh shkuan të shtunën në pallatin ku banon ambasadori Bernd Borchardt. Me duartrokitje dhe në kor në anglisht ata lëshuan parullën: "Borchardt turp për ju!" Po ashtu, parulla u shkrua edhe në hollin e pallatit.