Moti i keq ka përfshirë Serbinë. Reshje shiu, stuhi dhe breshër kanë përfshirë Serbinë, Bosnjë-Herzegovinën dhe Kroacinë.
Mediat lokale në Vojvodinë njoftojnë se stuhia ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar goxha dëme. Shumë vende të Ballkanit janë përfshirë nga moti i keq këto ditë.
Edhe sonte pritet të mbajë mot i tillë dhe stuhia pritet që të përfshijë edhe Maqedoninë e Veriut gjatë ditëve në vijim.