Pas protestave të njëpasnjëshme të opozitës së bashkuar, ka reaguar Presidenti i Partive Popullore Europiane, PPE Joseph Daul.
Përmes një statusi në "Twitter", Daul dënon dhunën në protesta, ndërsa thekson se palët duhet të ulen në tryezë bisedimi për dialog.
"Dënojmë fuqishëm përdoriimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet rrënjësore, të rrisin retorikën dhe të qëndrojnë larg çdo lloj dhune", shkruan ai.





