Vendimin e Gjykatës së Tiranës për 50 protestuesit e arrestuar, Partia Demokratike e ka quajtur si vendim politik. Sipas nënkryetarit të PD-së, Edmond Spaho ky vendim i gjykatës ishte i ndikuar politikisht nga Edi Rama.
"Damian Gjiknuri, hajduti i zgjedhjeve dhe që çoi për rrush e kumbulla 40 milion euro të buxhetit publik, ngarkohet të kryej reformën zgjedhore, kurse këta që protestojnë për të drejtat e liritë, futen në burg. Vendimi i sotëm pritej për sa kohë që gjyqtar është nipi i Shefqet Peçit dhe i ati i nënkryetarit të FRESH-it. Po e ndjekim me vëmendje dhe po i mbajmë shënim të gjitha rastet që po shkelin ligjin dhe do japin llogari në pushtetin e ardhshëm të PD-së", tha Spaho.
ndër të tjera Spaho premtoi se të gjithë protestuesit e opozitës që janë dënuar me burg, me ardhjen e demokratëve në pushtet do dëmshpërblehen financiarisht si të dënuar politik.
"Këta që janë burgosur sot, do konsiderohen si të burgosur politik dhe në pushtetin e PD-së do të dëmshpërblehen".





