Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mesditën e sotme një takim me gazetarët në orën 13:00.
Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se se ky takim vjen pas regjistrimit të kandidatëve për 61 bashki dhe listave të këshilltarëve bashkiakë.
“Në 13.00 me gazetarët, pas regjistrimit të kandidatëve tanë për 61 bashkitë dhe listave të këshilltarëve bashkiakë për mandatin e ri të qeverisjes vendore. Koha për fushatën zgjedhore të 30 qershorit dhe për vijimin e përpjekjeve për dialog me të vetëpërjashtuarit nga zgjedhjet,”-shkruan Rama.





