Një ditë pas protestës së opozitës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se kryeqyteti i është kthyer normalitetit, pas asaj që ai e quan "vala e vandalizmit të krahut të djathtë".

Veliaj shkruan në Twitter se qyteti nuk i përkulet urrejtjes dhe dhunës, ndërsa nënvizon se Tirana respekton të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë këtu.

"Tirana kthehet në normalitet pas valës së vandalizmit të krahut të djathtë! Qyteti ynë është i fortë dhe progresiv! Nuk do t’i përkulet urrejtjes dhe dhunës! Ne jemi në shtëpi për 140 kombësi, dhe respektojmë të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë këtu", shkruan Veliaj.