Regjistrimet e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit po bwhen në magazinën e materialeve zgjedhore në Lundër.

Në mesditë, policia ka marrë në mbrojtje godinën e KQZ për të ndaluar ndonjë skenar të mundshëm nga opozita sot kur skandonte dhe afati i regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie dhe kandidatëve për këshillin bashkiak.

Subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të kenë afat për t’u regjistruar deri në orën 12 në mesnatë.

Prandaj KQZ u zhvendos tek magazinat në Lundër. Vetë nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba e bëri publike përmes një postimi në Facebook.

"Ne ambjentet e perpunimit te materialeve zgjedhore ne Lunder, puonjesit e KQZ vijojne ne krye te detyres te regjistrojne kandidatet per zgjedhjet lokale te 30 qershorit. Korrekte dhe ne zbatim te ligjit!",- shkruan Biba në postim të cilin e shoqëron edhe me një foto.