Mbështetësit e opozitës janë grumbulluar në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Megjithëse në reshje të vazhdueshme shiu, qindra mijëra protestues janë grumbulluar në sheshin përpara Kryeministrisë.

Protesta e sotme erdhi pas protestës së ditës së shtunë ku u dhunua dhe u ndalua Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.

Itinerari i marshimit të protestës së sotme të thirrur nga opozita është:

Sheshi Skënderbej

Kryeministri

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Parlament

Ministria e Brendshme

Drejtoria e Policisë Tiranë

Sipas opozitës, simbolika e këtij marshimi protestë janë institucionet e kapura nga krimi- Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre.