Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, i ka bërë thirrje të gjithë maturantëve për t’iu bashkuar protestës së opozitës, e cila pritet të fillojë sot në orën 18:30.
Boçi shkruan në Facebook se maturantët kanë qindra arsye për t’ju bashkuar protestës “për kushtet mizerabël, për prindërit e apunë e të grabitur, për librat e deformuar, për programet e cunguara, cilësinë e mjerueshme”.
POSTIMI I PLOTË
MATURANTË BASHKOHUNI ME QYTETARËT NË PROTESTË!
Keni qindra arsye familjare e arsimore për të qenë sot pjesë e revoltës së shqiptarëve, në 18.30.
Për kushtet mizerabël, për prindërit e papunë e të grabitur, për librat e deformuar, për programet e cunguara, cilësinë e mjerueshme.
Jo vetëm kaq!
I shtohet dhe mesatarja e rritur me përdhunë.
Ju nuk mund të hidheni në rrugë të madhe se do Rama dhe Ministrja e tij rishtare.
Shkatërruesit e Akademisë nuk mund të lejohen të shkatërrojnë të ardhmen e të rinjve.
Nuk është hera e parë që Rama me Ministren e tij të Arsimit i ngulin thikë pas shpine maturantëve.
Në të gjithë këto vite e ka bërë rregullisht me ndryshimin e rregullave të pranimit në Universitete.
Po kështu me mesataren, me investimet e munguara, me bibliotekat që nuk ekzistojnë, me laboratorët e degraduara.
Urrejtja e Ramës ndaj të rinjve nuk njeh limite.
Tani që matura është pothuaj e përfunduar, është tradhti t’i deklarosh maturantëve që pragu i hyrjes është rritur!
Nota mesatare është objektiv që vendoset në fillim e jo tekë e Ramës.





