Uji është një nga elementët kryesorë përbërës të trupit tonë. Është e nevojshme që çdo individ të pijë një sasi uji të caktuar, pasi trupi i tij ka nevojë të hidratohet herë pas here. Megjithatë përpos kësaj, janë disa shenja të cilat tregojnë se po pini ujë në sasi të tepruar. Sipas "Healthfitness", këto janë 5 prej shenjave:
-
Ju dhembin shpeshherë muskujt dhe ndiheni më të dobët fizikisht.
-
Pini ujë dhe kur nuk keni etje.
-
Ju vjen për të vjellë shpesh, pasi konsumimi i tepërt i ujit bën që në stomakun tuaj të krijohen probleme.
-
Keni dhimbje koke të forta.
-
Ngjyra e urinës ndryshon, është më e hapur dhe keni nevojë më shpesh të shkoni në tualet.